Politike

VD/ Turizmi, Berisha-Ramës: Kam 2 propozime, rimburso biletat, përgjysmo taksën e naftës

Sali Berisha dha dy: rimbursimi i çmimit të biletës të transportit urban dhe interurban dhe po ashtu kërkoi përgjysmimin e menjëherëshëm të taksimit të naftës, që me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

8 Gusht 2022, 12:05 Nga k.m.
VD/ Turizmi, Berisha-Ramës: Kam 2 propozime, rimburso biletat,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë dy propozime për kryeministrin Edi Rama lidhur me përmirësimin e turizimit në vend. Në një deklaratë urgjente nga selia e PD, Berisha dha dy: rimbursimi i çmimit të biletës të transportit urban dhe interurban dhe po ashtu kërkoi përgjysmimin e menjëherëshëm të taksimit të naftës, që me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

"Por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë, me revoltën e tyre të ardhshme, do vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD, siç është indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera shumë të rëndësishme,"-tha ndër të tjera Sali Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Për shkak së pari të çmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës. Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre masiv, siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, të cilësuar të tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës. Siç është rasti i ligjit të parlamentit për të financuar me qindra milionë euro, klientelën e Edi Ramës, me të cilën ai ndan paratë. Siç është rasti i prokurimeve të Korridorit Blu, apo korridorit të hajnisë. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare. Ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme, është sektori më kryesor i ekonomisë së vendit, turizmi.Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, por i bazuar te një seri vendesh evropiane. Ju kujtoj këtu se në Gjermani, me një biletë mujore prej 9 eurosh, lëviz në mbarë vendin. Së dyti, PD kërkon përgjysmimin e menjëherëshëm të taksimit të naftës, që me vlerën 1.1 euro ëhtë më i larti në botë. Ai është shndërruar në faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse në Shqipëri. Përgjysmimi i kësaj barre fiskale, do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që qeveria të zhdoganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Nuk ka asnjë mundësi që nafta të jetë kontrabandë, veçse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë. Unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama me arrogancën e tij dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit duke vjedhur fondet dhe pasuritë publike, nuk merr dhe nuk do marrë parasysh këto kërkesa. Por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë, me revoltën e tyre të ardhshme, do vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD, siç është indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera shumë të rëndësishme.

Këto janë dy propozimet e para që Berisha i ka bërë drejtpërdrejt pasardhësit të tij në detyrën e kryeministrit, Edi Ramës. Mbetet për t'u parë nëse ky i fundit do i marrë parasysh kërkesat e Berishës. 

sali berisha propozimet e berishes per krizen edi rama

Sondazh

Poll