Aktualitet

Vdekja tragjike e Jonadës, skadon afati i vendosur për Ramën, sërish protestë sot

Protesta është lajmëruar se do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme, në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”. 

8 Gusht 2022, 08:18 Nga e.k
Vdekja tragjike e Jonadës, skadon afati i vendosur për Ramën,
Posteri i protestës

TIRANË- Vdekja tragjike e Jonada Avdia, 7-vjeçares që u vra në bregun e detit të Potamit në Himarë në sy të prindërve pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga shefi i lartë i Policisë së Elbasanit, Arjan Tase do mbledhë sërish qytetarët në protestë ditën e sotme. 

Protesta është lajmëruar se do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme, në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”. 

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kujtojmë se protestuesit  vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita. Kryedemoklrati Sali Berisha dhe kreu i PL-së, Ilir Meta kanë konfirmuar mbështetjen dhe pjesmarrjen e tyre në protestë.

vdes femija ne himare jonada avdia

Sondazh

Poll