Politike

Grabitja e pasaportave shqiptare në Greqi, Berisha: Mund të përdoren nga ISIS

24 Shkurt 2019, 10:50 Nga DOSJA
Grabitja e pasaportave shqiptare në Greqi, Berisha: Mund të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në një shënim në Facebook, ka reaguar për grabitjen e pasaportave shqiptare në Greqi.

Po shënimin e tij Berisha shkruan se ky ësthë një akt shumë i rëndë dhe pasaportat e vjedhura mund të përdoren nga ISIS.

Ish-numri një i PD shkruan ndër të tjera se “për këtë superskandal me rrezikshmëri të lartë në radhë të parë për sigurinë e vendit dhe qytetarëve shqiptarë, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon të heshtë dhe nuk ka nxjerrë asnjë përgjegjësi sikur të kishte ndodhur në një vend tjetër”.

 “Qindra pasaporta te “vjedhura”, ne duart e grupeve terroriste te ISIS dhe mafies, rrezik i madh!

Ky eshte nje megaskandal tjeter i narkoshtetit te Kakistokracise te Tiranes. Ato mund te perdoren nga grupe terroriste te ISIS dhe mafia shqiptare dhe rajonale e me gjere dhe kercenojne keshtu sigurine kombetare dhe nderkombetare.

Miq, vjedhja e qindra pasaportave shqiptare ne Athine perben nje superskandal, rrezik serioz per sigurine kombetare jo vetem te Shqiperise por dhe me gjere. Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj.

Per kete superskandal me rrezikshmeri te larte ne radhe te pare per sigurine e vendit dhe qytetareve shqiptare, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon te heshte dhe nuk ka nxjerre asnje pergjegjesi sikur te kishte ndodhur ne nje vend tjeter.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete superskandal te regjimit kakistokratik te Tiranes, i bej thirrje Interpolit te beje çdo perpjekje per zbulimin e grupeve kriminale, terroriste qe “vodhen” kundrejt shumave marramendese qindra pasaporta te narkoshtetit shqiptar! Sb”, është ky postimi i Berishës.

Vjedhja e pasaportave ka ndodhur në Janinë,  dhe ka një kosto shumë të lartë, pasi shqiptarët që kanë aplikuar për to kanë paguar nga 150 euro dhe është e paqartë se kush do të paguajë riprodhimin e pasaportave të reja, pa marrë parasysh këtu dhe vajtjen e tyre përsëri për të aplikuar pranë shërbimeve tona konsullore në Greqi, në Athinë, Selanik dhe Janinë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perdorimi nga isis sali berisha skandal diplomatik vjedhja e pasaportave perdorimi nga isis sali berisha skandal diplomatik vjedhja e pasaportave

Sondazh

Poll