Politike

Mjeku u qëllua me tullë në kokë, reagon Berisha: Mos prisni kush e ka radhën, ngrihuni në revoltë

24 Shkurt 2019, 09:35 Nga DOSJA
Mjeku u qëllua me tullë në kokë, reagon Berisha: Mos prisni

TIRANË- Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Durrës, ku një mjek u dhunua nga dy persona të dehur ka ardhur dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se  mjekët dhe infermierët most ë presin më se kush mund ta ketë radhës, por të ngrihen në një revoltë ndaj atyre që krijuan një sfond kriminal.

 “Goditja e mjekeve ne detyre, nje krim i shemtuar i perseritur ne regjimin kriminal te Kakistokracise!

Te dashur miq, rrahja dhe goditja e mjekeve ne detyre eshte bere nje ngjarje kriminale thuaj e perjavshme.

Mbreme rradhen e ketij krimi te shemtuar e kishte mjeku ne detyre G. K i urgjences se Spitalit te Durresit, i cili mori plage serioze pas goditjeve me tulle ne koke dhe ne fytyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal dhe shprehur solidaritetin tim ndaj mjekut G.K dhe çdo mjeku apo infermieri qe dhunohet ne detyre, theksoj se ky krim i perseritur pothuaj çdo jave ben tejet te pasigurte veprimtarine e bluzave te bardha dhe kjo ka pasoja shume serioze jo vetem per individet e agresuar por per mbare shoqerine. Kjo situate dramatike eshte deshmi flagrante e pasigurise se larte qe ekziston sot ne vend nen regjimin e Kakistokracise.

Iu bej thirrje mjekeve, infermiereve dhe te gjithe punonjesve te shendetesise te mos presin se kush e ka radhen por te ngrene fuqishem zerin e tyre te revoltes ndaj atyre qe krijuan kete sfond kriminal, gje qe ben te pasigurte dhe kercenon jeten dhe veprimtarine e tyre. Sb”, shkruan Berisha.

Ditën e djeshme  (Lexo këtu) dy persona të dehur kanë qëlluar me tullë në kokë një mjek, të cilin e lanë të plagosur. Ky është rasti i dytë i dhunimit të mjekëve në Shqipëri në ditët e fundit.  Ministrja Ogerta Manastirliu me anë të një urdhri për të shmangur situata të tilla ndaloi familjarët nëpër pavione, me përjashtim të orareve të përcaktuara nga spitalet. Edhe pse urdhri ishte në fuqi, familjarët e pacientit në Durrës, mundën që të futeshin në pavion dhe dhunuan mjekun.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhunimi i mjekut ngjarja ne durres qelloht me tulle mjeku sali berisha dhunimi i mjekut ngjarja ne durres qelloht me tulle mjeku sali berisha

Sondazh

Poll