Art&Argëtim

Dua Lipa në Kosovë, Mozzik vjen me një kërkesë publike për të

Mozzik i ka bërë një kërkesë këngëtares Dua Lipa e cila po organizon "Sunny Hill Festival". Ai i ka këkuar asaj që këto ditë qëndrimi të saj në Kosovë duhet të vizitojë Prekazin.

6 Gusht 2022, 17:06 Nga s.s
Dua Lipa në Kosovë, Mozzik vjen me një kërkesë publike
Mozzik dhe Dua Lipa

KOSOVË- Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po qëndron në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. Gjatë qëndrimit të saj në vendlindje, reperi i njohur shqiptar, Mozzik i ka bërë një kërkesë publike artistes. Përmes një postimi në InstaStory, Instagram Mozzik i kërkoi asaj që këto ditë qëndrimi të saj në Kosovë duhet të vizitojë Prekazin.

“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar ai në foton e postuar nga Prekazi.

Dua Lipa në Kosovë, Mozzik vjen me një kërkesë publike
Postimi i Mozzik

Këngëtarja 26-vjeçare performoi në natën e parë të festivalit teksa ka vazhduar të ndjekë nga afër edhe natën e dytë për të parë performancën e yllit latin, J Balvin.

mozzik dua lipa sunny hill festival

Sondazh

Poll