Art&Argëtim

Mentor Haziri kritika të forta ndaj artistëve në 'Sunny Hill': Këndojnë ‘playback’ edhe pse i kanë të gjithë kushtet

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

6 Gusht 2022, 12:02 Nga e.k
Mentor Haziri kritika të forta ndaj artistëve në 'Sunny
Mentor Haziri

TIRANË- Këngëtari i njohur Mentor Haziri ka shprehur kritika në lidhje me organizmin e festivalit 'Sunny Hill' që po zhvillohet në Prishtinë ku po nperformojnë artistë të njohur botërorë dhe shqiptarë. 

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

 “Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan Haziri.

Mbetet e paqartë nëse Haziri këtë kritikë e ka për të gjithë këngëtarët që performojnë në skenën gjigande apo për emra të përveçë.

Në natën e sotme të “Sunny Hill” do të performojnë edhe yje të mëdhenj si J Balvin dhe Mahmood. Ndërkohë dje performoi Dua Lipa.

mentor haziri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Gusht 2022, 09:03 e.k

Pullë postare me emrin Dua Lipës

Dua Lipa PRISHTINË- Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa që na ka bërë krenarë n&eu...