Art&Argëtim

"S'kam pasur një të kaluar të mirë"/ Blero flet për martesën me Afrona Dikën: E kam fobi...

Blero ka shtuar se nuk mundet me u shpreh për këtë temë pasi ai nuk ka pasur një të kaluar të mirë dhe se tanimë e ka fobi. 

6 Gusht 2022, 12:13 Nga d.k.
"S'kam pasur një të kaluar të mirë"/ Blero
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

KOSOVË-Këngëtari Blero Muharremi ka folur sërisht për sa i përket marrëdhënies me Afrona Dikën. Teksa detajet e shumta ka shtyrë ndjekësit e çiftit të mendojnë që dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre akoma asnjëri nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Së fundmi në një intervistë për T7, Blero është pyetur rreth raportit me Afronën duke u shprehur se është diçka personale që për të cilën nuk dëshiron që të komentojë.

Blero ka shtuar se nuk mundet të flasë për martesën pasi ai nuk ka pasur një të kaluar të mirë dhe se tanimë e ka fobi. 

”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,”-është shprehur Muharremi.

blero muharremi blero dhe afrona

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Gusht 2022, 09:03 e.k

Pullë postare me emrin Dua Lipës

Dua Lipa PRISHTINË- Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa që na ka bërë krenarë n&eu...