Art&Argëtim

Dua Lipa: Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave

Këngëtarja Dua Lipa ka kërkuar për të rinjtë e Kosovës të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha.

6 Gusht 2022, 16:32 Nga s.s
Dua Lipa: Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit
Dua Lipa

KOSOVË- Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore ka bërë sërish thirrje për liberalizimin e vizave të Kosovës. Ashtu si në konferencën për shtyp të së enjtes këngëtarja këtë herë përforcoi apelin e saj përmes një postimi në Instagram.

Thirrja për liberalizim është moto për edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival”, që organizohet në Prishtinë nga familja Lipa. Një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani i dha titullin “Ambasadore Nderi” Dua Lipas, në ceremoninë ku morën pjesë edhe bashkëshorti dhe dy vajzat e presidentes. Pas marrjes së titullit, Dua Lipa tha se është nder dhe privilegj ta përfaqësojë Kosovën në të gjithë botën.

Në Instagramin e saj ajo ka shkruar: “Dje pasdite mora titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të lënë shenjë dhe të bëjmë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar të mëdha”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

dua lipa vjosa osmani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Gusht 2022, 09:03 e.k

Pullë postare me emrin Dua Lipës

Dua Lipa PRISHTINË- Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa që na ka bërë krenarë n&eu...