Art&Argëtim

"Jam në ankth" këngëtari italian Mahmood flet shqip në Festivalin "Sunny Hill": Prishtinë, ju dua

Mahmood shtoi se shpreson që përformanca e tij të shkojë mirë dhe tha se ka dëgjuar për Kosovën edhe përpara festivalit

6 Gusht 2022, 11:22 Nga DOSJA
"Jam në ankth" këngëtari italian Mahmood flet shqip

PRISHTINË- Këngëtari italian, Alessandro Mahmood ka marrë pjesë në natën e dytë në Festivalin "Sunny Hill" që po mbahet në Prishtinën. Ai është shfaqur së bashku me ambasadorin italian në Kosovë  Antonello De Riu në një konferencë për median duke folur për emocionet që ka para performancës.

Këngëtari është shprehur se është i lumtur që vjen për herë të parë në Kosovë duke shtuar se ka dëgjuar dhe para festivalit për të.  Mahmood teksa ka shtuar se është në ankth se si do shkoj performanca e ka mbyllur konferencën në mënyrën më të bukur duke përshëndet të pranishmit shqip.

"Është një mundësi e mirë e imja që të jem në këtë festival i cili ka karakter ndërkombëtar… Jam i lumtur që do të përformoj këtu, kështu që përmes kësaj pjesëmarrje paraqes muzikën time. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Është mundësi që muzike ime të jetë e pranishme në Kosovë dhe po ashtu në nivel ndërkombëtar, duke marrë parasysh se festivali ‘Sunny Hill’ ka karakter ndërkombëtar. Kam dëgjuar edhe më parë për Kosovën. Shpresoj, jam pak në ankth që unë do këndoj edhe ata do të rrinë e dëgjojnë. Faleminderit Prishtinë, ju dua”-është shprehur Mahmood.

alessandro mahmood sunny hill ne prishtine sunny hill festival

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Gusht 2022, 09:03 e.k

Pullë postare me emrin Dua Lipës

Dua Lipa PRISHTINË- Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa që na ka bërë krenarë n&eu...