Art&Argëtim

Më në fund Pique dhe Shakira arrijnë një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve

Shakira dhe Gerard Piqué po vënë në plan të parë interesat e fëmijëve të tyre dhe kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

6 Gusht 2022, 16:24 Nga s.s
Më në fund Pique dhe Shakira arrijnë një marrëveshje
Pique dhe Shakira

SHBA- Futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare dhe shkak thuhet të jetë tradhtia. Pasojat e ndarjes ishin të mëdha, veçanërisht lidhur me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan. Megjithatë, ata kanë gjetur një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për muajin gusht.

Ndërkohë që të dyja ekipet ligjore janë duke përgatitur argumentet e tyre, Pique dhe Shakira janë ndarë pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të transferohen në Miami me të, ndërsa futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Barcelonë, ku kanë jetuar deri më sot. Në gusht, fëmijët do të kalojnë dy javë pushime në Barcelonë me Piquen dhe dy javë pushime me nënën e tyre në San Diego, Meksikë dhe Los Anxhelos.

gerard pique shakira shakira ndahet nga piques

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Gusht 2022, 09:03 e.k

Pullë postare me emrin Dua Lipës

Dua Lipa PRISHTINË- Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa që na ka bërë krenarë n&eu...