Art&Argëtim

J Balvin ngre në këmbë publikun e “Sunny Hill Festival”! Ylli latin valëvit flamurin e Kosovës dhe flet shqip: Të dua

Mbrëmjen e djeshme në “Sunny Hill Festival” ka performuar këngëtari latin me famë botërore, J Balvin. Me këngët e tij ai ka ngritur në këmbë gjithë publikun

6 Gusht 2022, 16:43 Nga s.s
J Balvin ngre në këmbë publikun e “Sunny Hill
J Balvin në "Sunny Hill Festival"

KOSOVË- Festivali “Sunny Hill Festival” është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku kënduan këngëtarë të ndryshëm shqiptar dhe të huaj, por padyshim vëmendjen më të madhe e mori këngëtari latin me famë botërore, J Balvin.

Artisti i famshëm nga Kolumbia performoi disa nga këngët e tij më të njohura, duke ngritur në këmbë gjithë publikun. Momenti më i bukur i mbrëmjes që çoi në këmbë të gjithë publikun nga gëzimi ishte kur J Balvin mori në në duar flamurin e Kosovës.

Balvin emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin në atë moment tha në gjuhën shqipe “Të dua”.

Në një çast teksa perfomonte një nga këngët e tij më të dashura, ai bëri shqiponjën me krenari, pasi pjesë e publikut e cila po ndiqte performancën e tij ishte edhe Dua Lipa. Kjo e fundit performoi natën e parë të Festivalit duke u kthyer në kryefjalën e mediave ndërkombëtare. Kujtojmë që sonte do të mbahet nata e tretë, ku “star-i” i ftuar është reperi shumë i famshëm, AJ Tracey, i cili po pritet me padurim nga fansat.

j balvin sunny hill festival sunny hill ne prishtine dua lipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Gusht 2022, 09:03 e.k

Pullë postare me emrin Dua Lipës

Dua Lipa PRISHTINË- Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa që na ka bërë krenarë n&eu...