Sport

Gola dhe spektakël në “Craven Cottage”, Nunez-Salah s’i mjaftojnë Liverpool! Mitrovic nderon Fulham

Është mbyllur në barazim 2-2 përballja mes Fulham dhe Liverpool përballje për javën e parë të Premier League.

6 Gusht 2022, 15:37 Nga DOSJA

Gola dhe spektakël në “Craven Cottage”, Nunez-Salah

ANGLI- Është mbyllur në barazim 2-2 përballja mes Fulham dhe Liverpool përballje për javën e parë të Premier League. Gjithçka do të niste në minutën e 32' kur Mitrovic do të kalonte në avantazh Fulham. Klopp aktivizoi Darëin Nunez në minutën e 51’, ndërrim që solli ndryshimin e lojës së ekipit mik.

Asist i Salah dhe finalizim me finte i Nunez, të cilit i mjaftuan 13 minuta lojë për të gjetur golin e parë në debutimin e tij në Premier League. “The Reds” morën zemër, por Mitrovic realizoi golin e dytë në 72’ pas një penallti të fituar nga kontakti me Virgil Van Dijk.

Festa e vendasve këtë herë zgjat vetëm 8 minuta, pasi Salah i asistuar nga Nunez do të vendoste sërish baraspeshën, 2-2, në një takim që rezultoi të ishte i luftuar deri në minutën e fundit të saj.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool fulham

Sondazh

Poll