Sport

Shkatërroi me 6 gola Frankfurtin, trajneri i Bayern Munich habit me deklaratën: Duhet të shënonim më shumë!

Bayern Munchen nuk ka rivalë në Bundesligë. Kampionët dhe rekordmenët e futbollit gjerman iu dhanë një sinjal të qartë kundërshtarëve me nisjen perfekte të sezonit 2022/2023.

6 Gusht 2022, 14:30 Nga DOSJA

Shkatërroi me 6 gola Frankfurtin, trajneri i Bayern Munich habit me

GJERMANI- Bayern Munchen nuk ka rivalë në Bundesligë. Kampionët dhe rekordmenët e futbollit gjerman iu dhanë një sinjal të qartë kundërshtarëve me nisjen perfekte të sezonit 2022/2023. Skuadra e Julian Nagelsmann fitoi me rezultat tenistik në fushën e Eintracht Frankfurt. Dueli hapës i sezonit të ri në Gjermani përfundoi 1-6 për Bayernin, që dominoi dhe meritoi suksesin e thellë.

“Jam shumë i kënaqur nga pjesa e parë, zhvilluam një lojë të mirë. Në pjesën e dytë mund të bënim më mirë, mund të kishim shënuar më shumë, por në përgjithësi ishte një ndeshje optimale. Nëse luajmë në këtë mënyrë do jetë e vështirë për të tjerët”, u shpreh Nagelsmann pas ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich

Sondazh

Poll