Sport

Çfarë debutimi! Bayern Munich shkatërron me gjashtë gola Frankfurtin në transfertë

Bayern Munchen fiton ndeshjen e parë ndaj Frankfurtit me shifrat 1-6. Skuadrës bavareze i mjaftoi gjysmë ore lojë për të shënuar tre herë me Joshua Kimmich, Benjamin Pavard dhe Sadio Mane, i cili gjeti golin e parë në Bundesliga.

5 Gusht 2022, 23:45 Nga DOSJA

Çfarë debutimi! Bayern Munich shkatërron me gjashtë gola

GJERMANI- Bayern Munchen fiton ndeshjen e parë ndaj Frankfurtit me shifrat 1-6. Skuadrës bavareze i mjaftoi gjysmë ore lojë për të shënuar tre herë me Joshua Kimmich, Benjamin Pavard dhe Sadio Mane, i cili gjeti golin e parë në Bundesliga.

Tmerri për Eintrachtit në pjesën e parë nuk kishte mbaruar, pasi Jamal Musiala dhe Serge Gnabry realizuan pas asisteve të Thomas Muller, duke e dërguar rezultatin 0-5. Goli i nderit për ekipin vendas erdhi pas një gafe të Manuel Neuer (64’), që u shfrytëzua nga francezi Randal Kolo Muani, ndërkohë që shtata minuta përpara fundit, Musiala gjeti golin e dytë personal dhe të gjashtin për ekipin bavarez.

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich

Sondazh

Poll