Sport

Trajneri i dha fanellën e titullarit minutat e fundit, Muçi bën goleadorin në Poloni (video)

Ernest Muçi shkëlqen me Legian e Varshavës. Në javën e 4-të të kampionatit polak, ish-sulmuesi e Tiranës e nisi ndeshjen si titullar në takimin ndaj Piast Glivice, po jo vetëm kaq, pasi lojtari ia doli të shënonte në minutën e 47’

6 Gusht 2022, 13:22 Nga DOSJA

Trajneri i dha fanellën e titullarit minutat e fundit, Muçi

POLONI- Ernest Muçi shkëlqen me Legian e Varshavës. Në javën e 4-të të kampionatit polak, ish-sulmuesi e Tiranës e nisi ndeshjen si titullar në takimin ndaj Piast Glivice, po jo vetëm kaq, pasi lojtari ia doli të shënonte në minutën e 47’ të pjesës së dytë. 21-vjecari i shpëtoi mbulimit të kundërshtarëve në zonë dhe mposhti portierin me një goditje teknike.

Pas realizimit të Muçit, Legia gjeti edhe golin e dytë duke vendosur në kasafortë tre pikët teksa fitoi me rezultatin dhe tashmë skuadra polake ngjitet në vendin e katërt të kampionatit me shtatë pike.
Kujtojmë se ky është goli i dytë për Muçin në kampionat teksa 21-vjeçari realizoi edhe në takimin hapës të kampionatit që Legia barazoi me shifrat 1-1 ndaj Korona Kielce në transfertë duke i dhuruar pikën e parë të tijve.

Gazeta polake Sport, shkruan se trajneri i Legias Runjaic njoftoi ndryshime në formacionin bazë vetëm në orët, duke i dhënë fanellën e titullarit Mucit në vend të sulmuesi polak Rosolek.

E.Ç (Dosja.al)

muci legia e varshaves poloni

Sondazh

Poll