Sport

Suarez gjen golin e parë me Nacional, por fundi i ndeshjes nuk ishte për t'u mbajtur mend (video)

Tifozët e Nacional shpërthyen në stadium kur panë Luis Suarez të rikthehet pas 16 vitesh karrierë në Europë.

6 Gusht 2022, 13:42 Nga DOSJA

Suarez gjen golin e parë me Nacional, por fundi i ndeshjes nuk ishte

URUGUAJI- Tifozët e Nacional shpërthyen në stadium kur panë Luis Suarez të rikthehet pas 16 vitesh karrierë në Europë. Në takimin ndaj Rentistas, fituar 3-0 nga Nacional, sulmuesi ishte në foramcion, madje duke shënuar në minutën e 58' të ndeshjes.

Uruguaiani realizoi me një goditje të shkëlqyer me kokë nga një goditje këndi. Jo vetëm kaq, Suarez pati mundësinë të shënonte edhe dy herë me penallti në minutën e 84-të, por u ndal nga pritja e shkëlqyer e Lucas Machado. Një mbrëmje për t'u mbajtur mend pas debutimit të keq me humbjen ndaj Atletico Goianense në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana.

E.Ç (Dosja.al)

suarez nacional

Sondazh

Poll