Sport

Federata Franceze nuk e njeh trajnerin e PSG, zbulimi i gazetës L'Equipe 'tërbon' klubin

L’Equipe raporton se kontrata dyvjeçare e Christophe Galtier me Paris Saint-Germain nuk është miratuar nga Federata Franceze, si rezultat i një çështjeje në të cilën diplomat e trajnerit nuk janë të përditësuara.

6 Gusht 2022, 13:56 Nga DOSJA

Federata Franceze nuk e njeh trajnerin e PSG, zbulimi i gazetës

PARIS- L’Equipe raporton se kontrata dyvjeçare e Christophe Galtier me Paris Saint-Germain nuk është miratuar nga Federata Franceze, si rezultat i një çështjeje në të cilën diplomat e trajnerit nuk janë të përditësuara.

Komisioni i trajnerëve dhe të FFF-së u mblodh më 28 korrik dhe vuri në dukje se ish-trajneri i Lille dhe Nice duhej të kontaktonte drejtorin teknik të federatës Hubert Fournier në lidhje me detyrimet e tij. Rregullorja thotë se çdo trajner profesionist në Francë, duhet t’i nënshtrohet testimeve çdo tre vite për të vërtetuar aftësinë në profesion.

Kjo kohë ka kaluar për Galtier, megjithatë, siç nënvizon L’Equipe, tekniku i PSG ka nisur procedurat me Federatën për të gjetur një datë të lirë ku mund të testohet sërish për njohuritë e tij dhe të vazhdojë i qetë aventurën me parisienët.

RMC Sport raporton se ai tashmë ka kontaktuar me FFF për të gjetur një datë për të korrigjuar situatën. Ai duket se do të lejohet për momentin të jetë në stolin e PSG.

E.Ç (Dosja.al)

psg galtier

Sondazh

Poll