Sport

Arsenal e nis mbarë sezonin e Premier League, fiton ndaj Crystal Palace

Arsenal fiton ndeshjen e parë të sezonit ndaj Crystal Palace me shifrat 0-2.

5 Gusht 2022, 23:41 Nga DOSJA

Arsenal e nis mbarë sezonin e Premier League, fiton ndaj Crystal Palace

ANGLI- Arsenal fiton ndeshjen e parë të sezonit ndaj Crystal Palace me shifrat 0-2.Sfida u zhbllokua nga Gabriel Martinelli i cili shfrytëzoi një krosim të ukrainasit Zinchenko dhe shënoi me kokë në minutën e 20', duke u bërë futbollisti i parë që shënon në sezonin e ri në ishull.
Arsenal ruajti qetësinë dhe realizoi golin e dytë pesë minuta përpara fundit.

Më saktë një autogol!Bukayo Saka lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe hodhi një top në zonën kundërshtare, i cili u devijua në portën e tij nga Marc Guehi. Përfundimisht 0-2 për Arsenalin, që javën e ardhshme pret Leicester City.

E.Ç (Dosja.al)

arsenal

Sondazh

Poll