Sport

Asllani projektohet titullar në miqësoren ndaj Villareal, shkak bëhet dëmtimi i...

Skuadra e Interit do të zhvillojë miqësoren e fundit ndaj Villareal, për t'u përgatitur për startin e kampionatit më 13 gusht.

6 Gusht 2022, 13:32 Nga DOSJA

Asllani projektohet titullar në miqësoren ndaj Villareal, shkak

POLONI- Skuadra e Interit do të zhvillojë miqësoren e fundit ndaj Villareal, për t'u përgatitur për startin e kampionatit më 13 gusht. Trajneri Simone Inzghi kishte ideuar 11 lojtarët e formacionit për të bërë një provë gjenerale para kampionatit.

Por, me problemet fizike të Brozovic, ai që do të startojë nga minuta e parë do të jetë pikërisht mesfushori i kombëtares i cili nëse e kalon me sukses edhe këtë test, atëherë mund të marrë minuta të rëndësishme edhe në takimin hapës ndaj Lecces.

Vlen të theksohet se në miqësoret parasezonale të Inter, 20-vjeçari kuqezi ka shkëlqyer, madje duke shënuar gol në sfidën ndaj Monaco si dhe ka asistuar ndaj Luganos.

E.Ç (Dosja.al)

inter asllani brozovic

Sondazh

Poll