Sport

Te Partizani ishte dështim, Ferhan Hasani shkruan historinë në Conference League, ja rekordi i mesfushorit

Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League.

5 Gusht 2022, 19:09 Nga DOSJA

Te Partizani ishte dështim, Ferhan Hasani shkruan historinë në

SUEDI- Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë, pasi përveçse shënuan që në sekondën e 27-të me Ferhan Hasanin.

Një realizim që ka hyrë në historinë e Conference League, duke thyer rekordin e Fredy Drujif të Rapid Vienës, i cili me 17 shkurt të vitit 2022 kishte shënuar gol pas 32 sekondave në ndeshjen kundër Vitesse-s.

Te Partizani ishte dështim, Ferhan Hasani shkruan historinë në

E.Ç (Dosja.al)

conference league ferhan hasani

Sondazh

Poll