Sport

Rast unik! Kishte për të luajtur ndeshjen e jetës, sulmuesi dërgon vëllain për ta zëvendësuar në dasmën e tij

Të jesh profesionist do të thotë gjithashtu të pranosh sakrifica të rënda. Kjo vlen për çdo aktivitet dhe aq më tepër nëse niveli është i lartë, siç është për një futbollist të kategorisë së parë.

5 Gusht 2022, 18:55 Nga DOSJA
Rast unik! Kishte për të luajtur ndeshjen e jetës, sulmuesi
Mohamed Buya Turay

SUEDI- Të jesh profesionist do të thotë gjithashtu të pranosh sakrifica të rënda. Kjo vlen për çdo aktivitet dhe aq më tepër nëse niveli është i lartë, siç është për një futbollist të kategorisë së parë. Mohamed Buya Turay është një sulmues 27-vjeçar dhe pak ditë më parë - më 22 korrik - ai firmosi një kontratë 3-vjeçare me Malmoe, një ekip suedez i ligës së parë.

Lojtari nga Sierra Leone kishte organizuar dasmën në vendlindjen e tij, por për fat të keq në atë datë ekipi i tij do të luante një ndeshje të kampionatit. Sulmuesi nuk e anuloi dasmën dhe e bindi vëllain e tij që të zinte vendin e tij në dasmë me të fejuarën e tij Suad Baydoun.

Futbolliti ka shpjeguar se fotot e tij me bashkëshorten ishin bërë më përpara dhe se vëllai i tij thjesht e zëvendësoi gjatë ceremonisë.

E.Ç (Dosja.al)

mohamed buya turay suedi

Sondazh

Poll