Sport

“PROVOKACIJA”, portalet serbe tërbohen me Shkëndijën! I “qahen” UEFA-s për ngjarjet në Suedi

Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League.

5 Gusht 2022, 12:50 Nga DOSJA

“PROVOKACIJA”, portalet serbe tërbohen me Shkëndijën!

SERBI- Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë. Ndeshja nisi në mënyrë fantastike për kuqezinjtë e Tetovës, teksa Ferhan Hasani realizoi që në sekondën e 27.

Në momentin e golit të ish-mesfushorit të Partizanit, tifozët e Shkëndijës kishin shpalosur një banderolë: “Kosova është Shqipëri”. Gjithçka lidhet me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në kufi. Një banderolë e tillë është pasqyruar edhe në  portalet më të rëndësishme serbe.

Kurir si titull kryesor ka vendosur: “PROVOKIM I RËNDË I TIFOZËVE TË SHKËNDIJËS: Kanë nxjerrë një banderolë me Kosovën është Shqipëri dhe kanë shpalosur flamurin e Shqipërisë së madhe! UEFA duhet të reagoje”, ishte titulli i portalit serb.

“PROVOKACIJA”, portalet serbe tërbohen me Shkëndijën!

“PROVOKACIJA”, portalet serbe tërbohen me Shkëndijën!

E.Ç (Dosja.al)

shkendija e tetoves

Sondazh

Poll