Sport

Paga super të çmendura te Bayern Munich! Gazetari gjerman publikon shifrat, ja kush është më i paguari (foto)

Gazetari i famshëm gjerman Christian Falk flet çdo të premte për temat më aktuale që kanë të bëjnë me Bayern Munich, ndërsa në emisionin e fundit ka zbuluar pagat e lojtarëve të klubit bavarez.

5 Gusht 2022, 17:34 Nga DOSJA

Paga super të çmendura te Bayern Munich! Gazetari gjerman publikon

GJERMANI- Gazetari i famshëm gjerman Christian Falk flet çdo të premte për temat më aktuale që kanë të bëjnë me Bayern Munich, ndërsa në emisionin e fundit ka zbuluar pagat e lojtarëve të klubit bavarez. Pas largimit të Robert Leëandoëskit, i cili kishte një pagë prej 25 milionë eurosh në vit, primatin e mori Sadio Mane i ardhur këtë verë nga Liverpool.

Me rreth 22 milionë euro në vit, Sadio Mane është në krye të lojtarëve më të paguar te Bayern Munich. Sulmuesi senegalez pasohet në vendin e dytë nga dy kapitenët Manuel Neuer (21 milionë euro) dhe Thomas Müller (20.5 milionë euro).

Tre lojtarët e krahut Leroy Sane (20 milionë euro), Kingsley Coman (20 milionë euro) dhe Serge Gnabry (19 milionë euro) janë thuajse të barabartë dhe mes tyre futet kapiteni i tretë, Joshua Kimmich me një pagë që shkon 19.5 milionë euro. Përforcimi i fundit i madh i Bayern Munich, Matthis De Ligt, i ardhur nga Juventusi, do të arkëtojë 16 milionë euro në vit.

Paga super të çmendura te Bayern Munich! Gazetari gjerman publikon

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich

Sondazh

Poll