Sport

Lewandowski prezantohet para 30 mijë tifozëve në 'Camp Nou', çmend të pranishmit (video)

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, edhe pse tashmë ka luajtur disa miqësore pas transferimit nga Bayern Munich

5 Gusht 2022, 17:19 Nga DOSJA

Lewandowski prezantohet para 30 mijë tifozëve në 'Camp

SPANJË- Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, edhe pse tashmë ka luajtur disa miqësore pas transferimit nga Bayern Munich. Sulmuesi polak, më pas foli në në anglisht, duke pranuar se është nder të jesh lojtar i Barcelonës: “Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur.

Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj”, – u tha ai tifozëve. Robert Lewandowski zbuloi gjatë prezantimit të tij te Barça se do të mbajë mbi fanellë numrin 9, atë që deri tani e ka mbajtur Memphis Depay.

Arsyeja ka të bëjë kryesisht me marketingun, sepse tifozët e Barçës, anembanë botës, janë të prirur të blejnë pikërisht fanellën me numër 9.Tashmë mbetet për t’u parë nëse Memphis do të qëndrojë te Barça dhe nëse po me çfarë numri mbi shpinë. Gjatë prezantimit të tij, Lewandowski ka entuziazmuar tifozët duke imituar gjestin e famshëm të Ronaldinho-s, duke e mbajtur topin mbi buzët e tij

E.Ç (Dosja.al)

lewandowski

Sondazh

Poll