Sport

Shumë akuza për dhunë seksuale, Premier League nis trajnimet e lojtarëve dhe trajnerëve

Disa lojtarë të Premier League u bënë qendra e vëmendjes sezonin e shkuar për shkak të skandaleve që lidheshin me ngacmime dhe abuzime seksuale.

5 Gusht 2022, 17:05 Nga DOSJA

Shumë akuza për dhunë seksuale, Premier League nis trajnimet e

ANGLI- Disa lojtarë të Premier League u bënë qendra e vëmendjes sezonin e shkuar për shkak të skandaleve që lidheshin me ngacmime dhe abuzime seksuale. Premier League ka vendosur të prezantojë një kurs trajnimi të detyrueshëm për pëlqimin seksual, në të cilin do të duhet të marrin pjesë të gjithë futbollistët, trajnerët dhe stafi i 20 klubeve. Një vendim i marrë pas shtimit të akuzave ndaj lojtarëve, por edhe pas presionit të ushtruar nga shoqata të ndryshme.

Drejtori i organizatës së Koalicionit kundër dhunës së femrave, Andre Simon, beson se ky është një hap i parë i rëndësishëm: "Njoftimi i sotëm - shpjegon Simon për BBC - është një hap i parë i rëndësishëm dhe i vonuar prej kohësh në drejtimin e duhur. Dhuna me bazë gjinore është një çështje e përhapur dhe sistematike që duhet trajtuar në të gjithë industrinë e futbollit në tërësi, me veprime urgjente dhe të koordinuara.”

Në muajin shkurt, ky koalicion i dërgoi një letër të hapur Federatës Angleze të Futbollit dhe Premier League, duke u kërkuar atyre një zgjidhje në lidhje me ngjarjet e ndodhura.

E.Ç (Dosja.al)

premier league

Sondazh

Poll