Sport

Sot tifozët mbajnë ‘frymën’, tre kampionatet kryesore hapin siparin e sezonit të ri! Zbulohen sfidat

Duke filluar nga data 5 gusht Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1 do të marrin skenën mbrëmjen e sotme, teksa në fushën e lojës do të vihen përballë njëra-tjetrës 6 skuadra, të cilat do të luftojnë të nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik.

5 Gusht 2022, 12:28 Nga DOSJA

Sot tifozët mbajnë ‘frymën’,  tre kampionatet

EUROPË- Duke filluar nga data 5 gusht Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1 do të marrin skenën mbrëmjen e sotme, teksa në fushën e lojës do të vihen përballë njëra-tjetrës 6 skuadra, të cilat do të luftojnë të nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik.

Duke filluar nga ora 20:30 do të luhet takimi mes Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich me kampionët e Gjermanisë që do të kërkojnë të mbrojnë fronin.Crystal Palace-Arsenal është dueli që do të ngre siparin në Angli, me “Topçinjtë” që kanë bërë afrime “big” në këtë merkato, me takimin që nis që orën 21:00.

Në Ligue 1 Lyon-Ac Ajaçio do të marrë skenën në orën 21:00, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitë që do kërkojë me patjetër të qëndrojë për më shumë se një sezon.

E.Ç (Dosja.al)

bundesliga premier league

Sondazh

Poll