Bota

Britania në kërkim të shqiptarit 30 vjeçar, akuzohet për shkelje të kushteve të liçencës pas lirimit nga burgu

Policia e Merseyside ka bërë një apel përmes policisë Avon dhe Somerset për të gjetur të kërkuarin Ellis Bala.

4 Gusht 2022, 20:30 Nga s.s
Britania në kërkim të shqiptarit 30 vjeçar, akuzohet
Ellis Balla

BRITANI- Policia e qytetit të Britanisë veriperëndimore, Merseyside ka bërë një apel përmes policisë Avon dhe Somerset për të gjetur të kërkuarin me origjinë shqiptare Ellis Bala, 30-vjeç.

Bala shkeli kushtet e liçencës pas lirimit nga burgu pasi mbaroi dënimin për një vepër të lëndëve narkotike. Ai përshkruhet si person me origjinë Shqiptare, me flokë kafe të errët dhe sy kaf. Bala ka lidhje me zonat Merseyside, Avon dhe Somerset dhe South Wales, raporton bridgwatermercury.co.uk.

Nëse shihni Bala ose mbani ndonjë informacion, kontaktoni policinë e Merseyside përmes @MerPolCC në Twitter, Qendrës së Kontaktit të Policisë Merseyside në Facebook ose telefononi 101. Përndryshe, telefononi Crimestoppers në mënyrë anonime në 0800 555 111 me referencë 22000450967.

ellis bala britani

Sondazh

Poll