Bota

Historia tragjike e 17-vjeçares që u vra nga i dashuri, disa vite më parë u përdhunua nga dy shqiptarë dhe një 83-vjeçar

Por teksa të resë po i jepej lamtumira e fundit, mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja drithëruese, 17-vjeçarja Nikoletta e ishte larguar drejt Athinës, pasi në moshën 11-vjeçare ajo dhe vëllai i saj ishin dhunuar seksualisht nga dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.

4 Gusht 2022, 18:27 Nga k.m.
Historia tragjike e 17-vjeçares që u vra nga i dashuri, disa vite
Nikoletta dhe abuzuesit e saj

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare është vrarë nga i dashuri i saj 22-vjeçar në Makrohori Imathia. Sot miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën vajzës, ndërsa i ati i saj është në gjendje të rëndë psikologjike.

Por teksa të resë po i jepej lamtumira e fundit, mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja drithëruese, 17-vjeçarja Nikoletta e ishte larguar drejt Athinës, pasi në moshën 11-vjeçare ajo dhe vëllai i saj ishin dhunuar seksualisht nga dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë viteve 2016-2017, ku pas denoncimeve të familjes të së miturës në atë kohë, dy shqiptarët u futën në burg, por u liruan një vit më pas për mungesë provash, për tu arrestuar sërish, duke u dënuar për krimin që kishin kryer.

Sipas informacioneve, njëri prej autorëve ka qenë në lidhje me nënën e Nikoletës. Nga ngjarja u zbulua dhe një burrë 83-vjeçar, i cili dyshohet se kënaqte orekset e tij të sëmura me fëmijët e mitur për një tarifë të caktuar parash. Dy shqiptarët fillimisht u arrestuan dhe u lanë në paraburgim në vitin 2018, por u liruan një vit më vonë pasi Gjykata i shpalli të pafajshëm përtej dyshimit të arsyeshëm.

Mirëpo, prokurori e ankimoi dosjen dhe ata u dërguan për t'u gjykuar sërish nga e njëjta gjykatë. Kësaj here u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 53 vite burg për 26-vjeçarin dhe 12 vjet për shokun dhe bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar. 83-vjeçari u nda nga jeta në vitin 2018, para se të ulej në bankën e të akuzuarve.

Sot, 26-vjeçari pou vuan dënimin me 20 vite burg, ndërsa 28-vjeçari mësohet se është i arratisur në Gjermani.

Ngjarja u bë e madhe në vitin 2018-të, pasi 26-vjeçari shqiptar kishte krijuar një lidhje me nënën e Nikolettës dhe pasi kishte fituar besimin e saj kishte ushtruar dhunë seksuale mbi fëmijët e saj, ndërkohë që vajzën e vogël dhe vëllain e saj 8-vjeçar në atë kohë ai ia dërgonte të moshuarit 83-vjeçar që të kryente dhe ai marrëdhënie me të miturit.

Por fatkeqësitë për Nikoletën nuk do të ndaleshin, pasi në momentin që ajo kujtoi se gjithçka po rregullohej u vra nga i dashuri i saj pakistanez, brenda në banesën ku jetonin./Protothema

vdekja e nikolet

Sondazh

Poll