Bota

Stoltenberg: Vizita e Pelosit nuk është arsye që Kina të reagojë

Këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një reagimi për Reuters. 

4 Gusht 2022, 18:34 Nga I.A
Stoltenberg: Vizita e Pelosit nuk është arsye që Kina të
Jens Stoltenberg

SHBA- Kina nuk duhet të reagojë tepër ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan. Këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një reagimi për Reuters. 

“Vizita e Nancy Pelosit nuk është një arsye që Kina të reagojë ose kërcënojë Tajvanin ose të përdorë retorikë kërcënuese. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë të NATO-s kanë bërë vizita të nivelit të lartë në Tajvan rregullisht gjatë viteve, kështu që kjo nuk është arsye që Kina të reagojë," shtoi Stoltenberg.

Kina gjuajti të enjten disa raketa pranë Tajvanit në stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë nëpër ngushticën e Tajvanit, një ditë pas vizitës së Pelosit.

nancy pelosi

Sondazh

Poll