Bota

Rrëmbeu qentë e këngëtares Lady Gaga, dënohet me 4 vite burg një nga autorët

Një nga tre personat e akuzuar për vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga është dënua me 4 vite burg.

4 Gusht 2022, 20:22 Nga s.s
Rrëmbeu qentë e këngëtares Lady Gaga, dënohet me 4 vite
Lady Gaga

SHBA- Një gjykatë në Kaliforni dënoi me katër vite burg, një nga tre personat e akuzuar për vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga.

20-vjeçari Jaylin Keyshawn White, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer, ndërsa ai po merrte tre bulldogët francezë të yllit të popit; Koji, Gustav dhe Miss Asia, për një shëtitje në Hollivud në shkurt të 2021-it.

Këngëtarja ofroi një shpërblim prej 500 mijë dollarësh për këdo që do të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur.

Rrëmbeu qentë e këngëtares Lady Gaga, dënohet me 4 vite
Qentë e Lady Gaga

lady gaga

Sondazh

Poll