Bota

E rëndë në Greqi, vdes çifti i moshuar brenda në shtëpi, fqinjët lajmërojnë policinë pas erës së keqe 

Protothema shkruan se policia u lajmërua pak para orës 16:00 nga banorë të Kypselit, të cilët raportuan për një erë të keqe të fortë në zonë.

4 Gusht 2022, 18:49 Nga I.A
E rëndë në Greqi, vdes çifti i moshuar brenda në
banesa

GREQI- Një çift të moshuarish janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Greqi. Protothema shkruan se policia u lajmërua pak para orës 16:00 nga banorë të Kypselit, të cilët raportuan për një erë të keqe të fortë në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm dhe kanë hapur banesën nga vinte era e keqe. Një çift i moshuar 92-vjeçar është gjetur i vdekur brenda . Njëri ishte i shtrirë në banjë dhe tjetri në dhomë.

Në vendngjarje ka shkruar dhe mjeku ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, gjegjësisht nëse janë patologjike apo janë për shkak të veprës penale. Vihet re se në shtëpi nuk kishte asnjë gjurmë ngacmimi, ndërkohë që 3-4 ditë më parë, një nga nipërit e tyre kishte kërkuar për çiftin, por pa rezultat.

gjendet cifti i te moshuarve te vdekur ne greqi

Sondazh

Poll