Bota

Lufta për pushtet, Kim Jong-un ushqeu 120 qen të uritur me trupin e dajës së tij

Xhaxhai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili dikur përshkruhej si "llumi njerëzor i neveritshëm, më keq se një qen" u vra në mënyrë mizore nga nipi i tij. Ai ushqeu 120 qen të uritur me trupin e dajës së tij.

4 Gusht 2022, 19:37 Nga s.s
Lufta për pushtet, Kim Jong-un ushqeu 120 qen të uritur me trupin e
Jang song-thaek dhe Kim jong un

KOREA E VERIUT- Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, njihet për brutalitetin e tij sidomos kundër disidentëve të regjimit. Një shembujt është daja i Kim Jong-un që pati një vdekje mizore. Diktatori i Koresë së Veriut, ose më saktë nipi i tij, u sigurua që fundi i jetës së një prej kokave më të larta të shtetit të ishte makabre.

Lufta për pushtet, Kim Jong-un ushqeu 120 qen të uritur me trupin e
Jang Song-thaek

Jang Song-thaek u vra dhe më pas trupi i pajetë iu hodh 120 qenve, të cilët ishin lënë 3 ditë pa ngrënë. Këto detaje tashmë i përcjellin mediat kineze. Sipas raportimeve, zyrtarët koreano-veriorë kanë qenë të pranishëm ndërkohë që qentë hanin vaktin e tyre me mish njeriu. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, kur Jang konsiderohej si një figurat më të pushtetshme në Korenë e Veriut. Së bashku me të, u vranë edhe 8 aleatët e tij më të fuqishëm. Sipas Kim Jong-un, spastrimi ishte heqja e "ndyrësisë fraksioniste" në shtetin komunist, raporton mirror.co.uk.

Sipas mediave, vdekja e Jang forcoi pushtetin e Kim Jong-un të trashëguar nga babai në vitin 2011. Sipas një autori, Ra Jong-yil, i cili ka shkruar një biografi për Jang, me vdekjen e këtij të fundit, Koreja e Veriut humbi një njeri i cili do ta kishte ndihmuar vendin që të hapej dhe të reformohej. Daja i Kim Jong-un, sipas autoriteteve koreano-veriore, kishte përdorur vajza për striptizëm dhe i kishte bërë ato që të këndonin këngë amerikane. Ai kishte mbajtur detyrën e ministrit të Sigurisë së Shtetit. Pas vrasjes së tij, Kim e zëvendësoi me një gjeneral të frikshëm i cili njihet atje si “Engjëlli i vdekjes”.

Joseph Vissarionovich Stalin ishte një revolucionar gjeorgjian dhe udhëheqës politik sovjetik që udhëhoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1922 deri në vdekjen e tij në 1953. Ai mbajti pushtetin si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik.

kim jong

Sondazh

Poll