Bota

VIDEO/ Merr flakë spitali grek në Stamboll, 104 të sëmurë evakuohen, godina shkrumbohet

Protothema shkruan se spitali është pjesë e dyqaneve të bamirësisë Valouklis dhe konsiderohet si një nga institucionet bamirëse më të rëndësishme të diasporës në Stamboll, siç përmendet nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu. 

4 Gusht 2022, 18:16 Nga I.A
VIDEO/ Merr flakë spitali grek në Stamboll, 104 të
Zjarri ne spitalin grek ne Stamboll

TURQI- Zjarri që ra në mesditë në spitalin grek të Valouklis , në Stamboll, ka shkaktuar dëme të mëdha në godinën, objektet dhe pajisjet logjistike. Protothema shkruan se spitali është pjesë e dyqaneve të bamirësisë Valouklis dhe konsiderohet si një nga institucionet bamirëse më të rëndësishme të diasporës në Stamboll, siç përmendet nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu. Përveç këtyre, ajo është edhe një objekt historik, pasi është themeluar në vitin 1753, në shërbim të diasporës.

Kur shpërtheu zjarri, prefekti i Stambollit Ali Gerlikagi dhe kryebashkiaku Ekrem Imamoglou shkuan me urgjencë në spital. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, ka folur për fillimin e menjëhershëm të punës për kthimin e dëmeve. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu keqardhjen e tij për zjarrin që ra në spitalin Balukli në Stamboll.

Janë evakuuar 104 të sëmurë dhe të moshuar. Zjarri ka rënë pak pas mesditës, në orën 12:30. Fillimisht shpërthimi ndodhi në çatinë e spitalit dhe u përhap shpejt në veshjen e jashtme, duke djegur çatinë. Menjëherë u tentua të evakuohej me pacientët të larguar nga flakët qoftë në karrige me rrota, qoftë në krahët e zjarrfikësve. Pacientët u dërguan në spitalet e afërta. Rreth dy orë më vonë dhe pa viktima, forcat zjarrfikëse arritën të vënë nën kontroll zjarrin.

 

digjet spitali grek ne stamboll ali gerlikagi

Sondazh

Poll