Bota

Dukesha Meghan Markle feston 41 vjetorin, Mbretëresha Elizabeth nuk e uron publikisht

Dukesha Meghan Markle mbush plot 41 vite jetë. Ajo ka marrë shumë urime të ndryshme, por ajo që ra më shumë në sy ishte se Mbretëresha Elizabeth nuk e ka uruar publikisht.

4 Gusht 2022, 19:15 Nga s.s
Dukesha Meghan Markle feston 41 vjetorin, Mbretëresha Elizabeth nuk e uron
Meghan Markle

BRITANI- Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ditën e sotme feston ditëlindjen e cila mbush plot 41 vite, duke marrë urime të ndryshme si nga Princ William dhe Kate Middleton, Princ Charles dhe Camilla Parker, Dukesha e Cornwall-it, por deri më tani mbretëresha Elizabeth nuk e ka uruar ende, të paktën publikisht dukeshën.

Princ Charles dhe Dukesha Camilla në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë një foto të Meghan në rrjetet sociale duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Dukeshës së Sussex”. Meghan Markle do të ketë një ditë të mbushur me lumturi dhe argëtim me familjen e saj prej katër anëtarësh, raporton thenationalnews.com.

Dukesha Meghan Markle feston 41 vjetorin, Mbretëresha Elizabeth nuk e uron
Urimi i Princ Charles dhe Camilla

Princi William dhe Dukesha Kate Middleton i kanë uruar gjithashtu Meghan ditëlindjen, duke postuar një foto të saj, të cilët kanë shkruar: “Ne i urojmë ditëlindjen Dukeshës së Sussex-it”.

Dukesha Meghan Markle feston 41 vjetorin, Mbretëresha Elizabeth nuk e uron
Urimi i Princ William dhe Kate Middleton

Meghan dhe Harry e quajtën vajzën e tyre pas dashurisë së Mbretëreshës, e cila thuhet se erdhi kur princesha e re Elizabeth nuk mund ta shqiptonte emrin e saj dhe e quajti veten ‘Lillibet’.

meghan markle princ charles princ harry camilla parker

Sondazh

Poll