Bota

Kurti në Kuvendin e Kosovës: Rritja e pagave është kundër popullit dhe fitores sonë

Ai u shpreh se parulla e VV-së, nuk ka qenë rritje e pagave, por punësim dhe drejtësi.

4 Gusht 2022, 17:59 Nga I.A
Kurti në Kuvendin e Kosovës: Rritja e pagave është
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme në Kuvend tha se jo rastësisht po përmenden pagat e policëve para shtatorit kur dhe do të fillojë reciprociteti me Serbinë e policët do të jenë në veri. Ai u shpreh se parulla e VV-së, nuk ka qenë rritje e pagave, por punësim dhe drejtësi.

“Parulla jonë me te cilën kemi fituar në zgjedhje, ka qenë punësim dhe drejtësi, e jo rritje e pagave, ku ju keni garuar me rritje të pagave dhe keni humbur”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri gjithashtu u shpreh se rritja e pagave do të ishte kundër popullit, dhe se parullën që kanë premtuar partitë që kanë qenë në pushtet, nuk mund ta realizoj ai tani.

“Do të ishte kundër popullit, e kundër fitores qe kemi realizuar. Andaj, parullën tuaj s’mund t’ua realizoj unë. Ajo parullë ka humbë me 14 shkurt 2021”, shtoi Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll