Aktualitet

Aksidenti FATAL me 2 viktima/ 'Benz-i' u tërhoq zvarrë, nuk i dallohen as targat, pritet sharrimi i mjetit

Trupat janë ende në mjet, pasi për shkak të përplasjes së fortë makina është shtypur plotësisht. Dyshohet se mjeti është tërhequr zvarrë 20 ose 30 metra. 

4 Gusht 2022, 12:07 Nga A.B
Aksidenti FATAL me 2 viktima/ 'Benz-i' u tërhoq zvarrë, nuk
Aksident

KAVAJË- Mjeti 'Benz' i cili u përplas nga kamioni me inerte në zonën e quajtur 'Bishti i Zhurit' kreu parakalim të gabuar. Kjo lëvizje e gabuar e mjetit ka lënë pas dy viktima. Trupat janë ende në mjet, pasi për shkak të përplasjes së fortë makina është shtypur plotësisht. Dyshohet se mjeti është tërhequr zvarrë 20 ose 30 metra. 

Mjetit ende nuk i dallohen as targat për shkak të palosjes që mjeti ka marrë. Kamioni që është përfshirë në aksident ka qenë i ngarkuar me inerte, ndërkohë që drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

Zjarrfikësit dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendngjarje, kanë konstatuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë aksident me pasoja fatale. Do të duhet sharrimi i mjetit për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll