Sport

Wanda Nara dhe Mauro Icardi po divorcohen, zbulohet audio: “Nuk duroj dot më” (video)

Këtë herë nuk janë thashetheme, as spekulime, është fakt. Wanda Nara po divorcohet nga futbollisti argjentinas Mauro Icardi.

4 Gusht 2022, 11:41 Nga DOSJA

Wanda Nara dhe Mauro Icardi po divorcohen, zbulohet audio: “Nuk duroj dot

ARGJENTINË- Këtë herë nuk janë thashetheme, as spekulime, është fakt. Wanda Nara po divorcohet nga futbollisti argjentinas Mauro Icardi.Orët e fundit në internet po qarkullon një audio ku Nara i thotë punonjëses së saj se është duke përgatitur letrat e divorcit.

"Carmen erdha në Argjentinë sepse po divorcohem nga Mauro," dëgjohet Wanda duke thënë në një audio.Në audion e zbuluar, Carmen dhe Ëanda flasin për divorcin e tyre të ardhshëm: “Do të qëndroj dhe disa ditë dhe më pas do të kthehem. Unë do të bëj kërkesë për divorc sepse nuk mund të duroj më”.

Pak ditë më parë doli sërish se çifti ishte në krizë. Disa ditë më parë Wanda Nara ka postuar në rrjetet sociale një video me një këngë në sfond: “Isha me dikë, por jam e lirë”. Tani, ajo vetë ka konfirmuar se ka nisur procedurat e divorcit pas tetë vitesh martesë.

E.Ç (Dosja.al)

wanda nara mauro icardi

Sondazh

Poll