Politike

Tragjedia në Potam, polici masakroi fëmijën me gomone, Berisha: Për ligjin nuk pyet njeri

Sali Berisha denoncon mungesën e sigurisë në plazhe, ndërsa thekson se për ligjin nuk pyet njeri.

2 Gusht 2022, 16:15 Nga k.m.

Tragjedia në Potam, polici masakroi fëmijën me gomone, Berisha:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur këtë të martë në plazhin e Potamit, ku u përplas për vdekje një i mitur nga efektivi i Policisë, Arjan Tase. Berisha denoncon mungesën e sigurisë në plazhe, ndërsa thekson se për ligjin nuk pyet njeri. Madje as ata që duhet të ruajnë rendin në vendin tonë.

"Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona,"-shkruan Berisha.

sali berisha vdes femija ne himare

Sondazh

Poll