Politike

Emërimi i gjeneralit të ri të FA-ve, Yuri Kim për Kingjin: Mezi presim të punojmë me të

Yuri Kim thotë se duhet forcuar bashkëpunimi ushtarak si aleatë të NATO-s, teksa mbrojmë paqen e sigurinë në rajon dhe botë. Ndërsa shton se mezi pret që të punojë me të.

2 Gusht 2022, 17:03 Nga k.m.
Emërimi i gjeneralit të ri të FA-ve, Yuri Kim për Kingjin:
Arben Kingji dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane nw Shqipwri, Yuri Kim, ka uruar Arben Kingjin për emërimin e tij në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në një postim në Twitter, Kim thotë se duhet forcuar bashkëpunimi ushtarak si aleatë të NATO-s, teksa mbrojmë paqen e sigurinë në rajon dhe botë. Ndërsa shton se mezi pret që të punojë me të.

Yuri Kim: Urime Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën. 

Arben Kingji u emërua sot Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me anë të një dekreti nga Presidenti Bajram Begaj. Kingji ishte propozuar nga kryeministrit Edi Rama, e Begaj nuk e vonoi emërimin e pasardhësit të tij tek FA-të.

yuri kim arben kingji

Sondazh

Poll