Politike

Tragjedia në Potam, Ilir Meta: Ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit

Ish-Presidenti i vendit, ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.

2 Gusht 2022, 17:06 Nga k.m.
Tragjedia në Potam, Ilir Meta: Ndëshkim të ashpër për
Ilir Meta

TIRANË- Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Himarë kur një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një gomone. Me anë të një postimi në Facebook, ish-Presidenti i vendit, ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.

"Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura. Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit! Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!,"-shkruan Ilir Meta. 

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

ilir meta vdes femija ne himare

Sondazh

Poll