Aktualitet

Nëna e dy vajzave u zhduk për 9 ditë, ky është vendi ku Musaku e mbajti një javë peng 30-vjeçaren

Në polici Musaku ka deklaruar se ka pasur njohje dhe pëlqim reciprok me të renë, por është kundërshtuar prej saj bashkëjetesa që ai i ka kërkuar. 

2 Gusht 2022, 11:40 Nga A.B
Nëna e dy vajzave u zhduk për 9 ditë, ky është vendi ku
Vendi

TIRANË- Ky është vendi në të cilën është mbajtur peng një javë nëna e dy fëmijëve Ersida Dyrmyshi. Në pranga është vënë 32-vjeçari nga Karbunara e Lushnjes Marius Musaku, pasi akuzohet nga gruaja për rrëmbim e përdhunim. Ata kishin qëndruar këtë kohë në një banesë ku jepen dhoma me qira.

Në polici Musaku ka deklaruar se ka pasur njohje dhe pëlqim reciprok me të renë, por është kundërshtuar prej saj bashkëjetesa që ai i ka kërkuar. 

Familjarët kanë treguar se Ersida është në gjendje të mirë. Bashkëshorti i 30-veçares deklaroi se nuk kanë asgjë për të deklaruar pas kësaj ngjarjeje, që i ka tronditur rëndë, ndërsa e shoqja ndodhet në gjendje të mirë dhe është kthyer në banesë.

ersdia dyrmyshi

Sondazh

Poll