Aktualitet

VD-Ndërtuan pa leje një mol dhe hodhën inerte në det, arrestohen 3 persona në Vlorë (EMRAT)

Zyrkaj dhe Metushah dyshohet se kishin kontraktuar Xhelilajn, shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det

2 Gusht 2022, 10:13 Nga A.B
VD-Ndërtuan pa leje një mol dhe hodhën inerte në det,
Fotoja e policise

VLORË- Disa persona janë arrestuar në Vlorë pasi kanë ndërtuar pa leje një mol pluskues. Në pranga ka përfunduar Farudin Zykaj, Gjergji Metushaj dhe Lavdi Xhelilaj. Zyrkaj dhe Metushah dyshohet se kishin kontraktuar Xhelilajn, shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen “Pavarësia 2”, në fillim të Lungomares, ndërtimin pa leje të një moli pluskues dhe hedhjen e disa materialeve inerte në det. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve: – F. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë. – Gj. M., 36 vjeç, banues në Vlorë. – L. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ndertim pa leje vlore

Sondazh

Poll