Aktualitet

Tritol banesës në Mat, Policia: Ka dëme materiale, grupi hetimor po vijon punën

Sipas policisë, lënda dyshohet se është vendosur pranë portës së murit rrethues të banesës e për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale

2 Gusht 2022, 09:29 Nga A.B
Tritol banesës në Mat, Policia: Ka dëme materiale, grupi hetimor
Shperthim

MAT- Tritol në murin e banesës së Ramazan Hysës në Komsi. Shpërthimi në murin e Hysës ka ndodhur në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar. Sipas policisë, lënda dyshohet se është vendosur pranë portës së murit rrethues të banesës e për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 02.08.2022, në njësinë administrative Komsi, dyshohet se pranë portës së murit rrethues të banesës së shtetasit R.H., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

tritol ne mat ramazan hysa

Sondazh

Poll