Aktualitet

U kap me 5 kg kokainë në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Për këtë arsye, një 30-vjeçar nga Porto Sant'Elpidio, me origjinë shqiptare, ka përfunduar në burg dhe është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg për trafik droge.

2 Gusht 2022, 11:33 Nga d.a.
U kap me 5 kg kokainë në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari
Policia italiane

ITALI- E kishin ndjekur me makinë për kilometra të tëra, derisa arriti në shtëpinë e tij, më pas kishin ndërmarrë e kishin bllokuar, kontrolluar dhe gjetur pesë kilogramë kokainë dhe arrestuar. 

Sipas medaive vendase, për këtë arsye, një 30-vjeçar nga Porto Sant'Elpidio, me origjinë shqiptare, ka përfunduar në burg dhe është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg për trafik droge. Blici është kryer nga persona të Guardia di Finanza dhe droga është gjetur e fshehur në një fund të dyfishtë poshtë bagazhit të makinës së përdorur nga 30-vjeçari. 

Shqiptari pasi u dërgua në kazermën në Fermo për procedurat e ndjekura, u dërgua në burg. Kokaina, nëse do të shitej e pastër, do të jepte rreth 500 mijë euro fitim. Kalimi në shitje me pakicë dhe shkurtimi do të kishte dyfishuar vlerën.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll