Aktualitet

Policia e Durrësit arreston të riun, dhunoi gruan, vjehrrin e tij dhe i shkatërroi makinën

Ky person akuzohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.

2 Gusht 2022, 10:41 Nga A.B
Policia e Durrësit arreston të riun, dhunoi gruan, vjehrrin e tij dhe
Policia Durres

DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar A. H., 35 vjeç. Ky person akuzohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres

Sondazh

Poll