Aktualitet

DËSHMIA/ Pengmarrja e nënës së 2 vajzave, autorit: Erdhi vetë, kemi një histori dashurie

Në dëshminë e tij, i riu ka mohuar akuzat duke thënë se ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin

2 Gusht 2022, 10:25 Nga A.B
DËSHMIA/ Pengmarrja e nënës së 2 vajzave, autorit: Erdhi
Policia

TIRANË- Marjus Musaj, i akuzuar për pengmarrjen e Ersida Dyrmishit ka treguar se nuk e ka marrë peng 30-vjeçaren. Në dëshminë e tij, i riu ka mohuar akuzat duke thënë se ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin e se ka qënë vetë Ersida e cila ka ardhur me të me dëshirë. Po ashtu, autori i dyshuar tregon se e ka dërguar vetë në komisariat gjë që tregon se nuk e ka marrë me forcë.

Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj, ne kemi një histori dashurie, kemi qënë bashkë. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njeri tjetrin”, tha Marjus Musaj.

marjus musaj ersida dyrmishi

Sondazh

Poll