Aktualitet

Dhunuan një grua, arrestohen motër e vëlla në Fier

2 Gusht 2022, 09:40 Nga A.B
Dhunuan një grua, arrestohen motër e vëlla në Fier
Policia

FIER

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasit S. P., 73 vjeç dhe R. B., 58 vjeçe, banuese në Fier (vëlla e motër), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit S. P. Po kështu në pranga ka përfunduar dhe shtetasi Sh. K., 46 vjeç, banues në Fier, pasi në prezencë të fëmijës së mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia

Sondazh

Poll