Aktualitet

Ky është 60-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në Zakynthos

60-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, disa muaj më parë 56-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.

1 Gusht 2022, 13:56 Nga d.a.
Ky është 60-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në
Vladimir Beqiraj

GREQI- Detaje tronditëse nga krimi brutal në Zakynthos ku viktimë mbeti 56-vjeçarja nga Shqipëria, e cila u ther me thikë kuzhine nga bashkëshorti i saj 60-vjeçar, Vladimir Beqiraj janë zbuluar nga policia.

60-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, disa muaj më parë 56-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje. Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj i larguar e kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 56-vjeçari e priti në shtëpi.

E gjithë kjo deri dje, kur u kthye makthi për nënën e ndjerë. Gjatë një debati që çifti ka pasur, 60-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 56-vjeçarin dhe ajo e ka denoncuar sërish.

Pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë nga thika që mbante 60-vjeçari, me të cilën ai arriti ta godiste dy herë në qafë dhe në gjoks.

vladimir beqiraj burri vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll