Detaje nga krimi në Greqi, 1 orë para se ta vriste shqiptarja e kishte denoncuar burrin në polici
Viktima e kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë vetëm një orë para se ai ti merrte jetën duke e sulmuar me thikë. Ajo që është dhe më shokuese është fakti që më 18 qershor "Kasapi i Zakynthos" u arrestua për dhunë në familje pasi goditi gruan e tij me shkop. Por 51-vjeçari është lënë i lirë me kusht që të mos i afrohet gruas së tij më shumë se 100 metra.
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në ishullin Zakynthos të Greqisë ku 60-vjeçari shqiptar Vladimir Beqiraj ka dhunuar dhe më pas vrarë me thikë gruan e tij 56-vjeçare.
Sipas Protothemës, viktima e kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë vetëm një orë para se ai ti merrte jetën duke e sulmuar me thikë. Ajo që është dhe më shokuese është fakti që më 18 qershor "Kasapi i Zakynthos" u arrestua për dhunë në familje pasi goditi gruan e tij me shkop. Por 60-vjeçari është lënë i lirë me kusht që të mos i afrohet gruas së tij më shumë se 100 metra.
Sipas informacioneve paraprake, 56-vjeçares shqiptare i ka ardhur keq për bashkëshortin e saj dhe e ka pranuar sërish në shtëpi, gjë që rezultoi fatale për të. Dje herët pasdite ka nisur sërish tortura për 56-vjeçaren fatkeqe, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.
Burri, rreth orës 20:00, filloi ta rrihte pa mëshirë, duke lëshuar mbi të tërbimin e tij të sëmurë, por megjithatë edhe pse në gjendje të rëndë ajo arriti të mblidhte veten dhe të shkonte në polici për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër torturuesit të saj.
Autoritetet ishin në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur viktima kthehet në katin përdhes të dupleksit në zonën e Tsilivit, e gjen përballë. Sipas një dëshmitari okular një fqinj, shqiptari e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon duke bërtitur “Do të të vras”.
Ai e rrahu ashpër dhe kur gruaja luftonte për të shpëtuar jetën, 60-vjeçari mori thikën e kuzhinës, filloi ta godasë me tërbim në qafë dhe gjoks derisa i mori jetën. Pas aktit të tij ai u zhduk dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm është arrestuar.
Sondazh
Ndezën zjarr në tokat e tyre, u dogjën ullishte dhe pyll, 2 të arrestuar në Berat e Elbasan
Policia BERAT- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë ndezur zjarr e për pasojë janë djegur pemë e sipërfaqe bi...
LETËRPOROSIA/ Gledis Nano urdhëron kontrolle të rrepta në sezonin veror
Gledis Nano TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar përmes një letërp...
E kishte denoncuar për dhunë, 60-vjeçari shqiptar masakron me thikë gruan në Greqi
GREQI- Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga Policia, pasi dje pas mesnate ka goditur me thik...
TRAGJIKE/ Vdes çifti shqiptar në Greqi, makina i merr përpara në sy të fëmijëve
Aksidenti ne Greqi GREQI- Një çift me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi. Ata humbën jetën si pasoj&eum...
FOTO- Merr flakë hoteli në katin e 4-të në Sarandë
Hoteli ne Sarande SARANDË- Një hotel është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Sarandë. Dosja.al ka siguruar...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 1 gusht 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë përmbledhje ...
MOTI: Temperaturat do të rriten! Termometri në ditën e parë të gushtit shkon deri në 39°C
Moti TIRANË- Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit...
Një person vritet me armë zjarri në mes të rrugës në Greqi, dyshohet për pazare droge
Vrasja në Athinë GREQI- Një person është qëlluar për vdekje në Athinë pasditen e sotme. Mediat greke raportojn...
Det i trazuar, bllokohen turistët në Sarandë, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë
Foto ilustruese SARANDË- Disa turistë kanë mbetur të bllokuar në disa gjire të bregdetit. Burime për Dosja.al bëjn&...
Ndodh në Romë/ 26-vjeçari shqiptar i dehur godet karabinierët dhe zhytet në lumë për t’u fshehur
Foto ilustruese ITALI- Momente frike janë regjistruar sonte në Trastevere, ku një shtetas shqiptar i dehuri ka shqetësuar kalimtarë...
