Aktualitet

Vrasja e Kastriot Reçit/ Merret ADN-ja e ish-efektivit të RENEA-s dhe mikut të tij

Prokuroria e Lezhës dyshon se Rada e Hithi mund të kenë informacion për vrasjen e Kastriot Reçit.

1 Gusht 2022, 13:06 Nga A.B
Vrasja e Kastriot Reçit/ Merret ADN-ja e ish-efektivit të RENEA-s
Remal Rada

TIRANË- Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada dhe mikut të tij Elton Hithi. Mostrat u janë marrë të dyve ditën e sotme. Organi i akuzës ka kërkuar krahasimin e ADN-së së gjetur në snajperin që u përdor për elzekutimin e Kastriot Reçit në 7 janar 2020. Prokuroria e Lezhës dyshon se Rada e Hithi mund të kenë informacion për vrasjen.

Hithi u vu në pranga së bashku me Radën, pasi në mjetin me të cilin lëviznin u gjet snajper së bashku me municione të tjera luftarake. Dyshimet e Prokurorisë janë për Remal Radën i cili mendohet të jetë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë. Kjo falë arsenalit të armëve të cilat Rada i kishte shpërndarë në makinë dhe në dy banesa por edhe për faktin se edhe pse nuk ishte më në detyrë si efektiv i RENEA-s ai mbante pa të drejtë uniformën e policisë.

Kastriot Reçi, biznesmen i njohur në Mirditë, është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat. Detaje këto që kanë lënë të kuptohet se për vrasjen e organizuar në vitin 2020, u pagua një person i specializuar dhe ekspert i snajperit. Ndaj për shkak se Rada dhe miku i tij u kapën në një armë të tillë në makinë, do t'u merret ADN-ja për ta krahasuar me atë që është gjetur tek kikirikët dhe bishtat e cigareve në banesën ku ishte vendosur vrasësi i Reçit. 

remal rada

Sondazh

Poll